arjeta-muhtariNga Arjeta Muhtari

Po lexoj dhe sigurisht që këto ditët po dëgjoj në rrjete sociale dhe në gazeta të ndryshme në vened, se shoqja ime e klasës deputetja më e re e Parlamentit, zonjusha Kaltrina Azizi, se ka dridhur Parlamentin, duke thënë se po shihet këtu se a është gjuha shqipe gjuhë zyrtare, për derisa unë këtu po flas gjuhën shqipe, dëgjova derisa fliste edhe për luftën e 2001 dhe thoshte se e gjithë kjo që ajo flet shqip, dhe që gjuha shqipe kinse qenka gjuhë zyrtare është e arritura e atij konflikti shqiptaro-maqedon, dhe nga ky konflikt u arrit Marëveshja e Ohrit të cilën shteti po e diskriminon dhe nuk po e përfill në asnjë mënyrë! Nuk di, ndoshta mua më duket, se dridhja e Parlamentit nga gjuha shqipe mos është një ëndërr, apo ajo është trembur këto kohë nga opozita se po i mer përpara, dhe në këto kohë duket të ngjajë se ka ardhur koha e zgjedhjeve të parakohshme, dhe duhet prap ta gënjejn popollin me ndonjë nga genjashrat e tyre, të cilëve nuk u mbaruan asnjeherë… Më vjen keq për këto bëma të rrezikshme që ka bë BDI ndaj popullit shqiptar, andaj dua t’ju pyes: a nuk ju vjen  keq për popullin tonë që  e mashtroni dhe e  gënjeni vashdimisht? Çuditem si ju zë gjumi natën kur e mendoj se çka keni bërë gjithë këta të këqija, e që ne fakt s’keni bërë asgjë për popullin tuaj, mjerim me të vërtet mjerim i gjallë që duket nëpër sy të botës. E mbaj mend si fëmij, kur në të njejtin Tempull siç po e quan deputetja e nderuar, zotri Hisni Shaqiri kur me zë të lartë ka thenë se po në të njejtën sallë do te vij koha kur këtu do të flitet gjuha shqipe. Po e vërtet është se në sallat e Parlamentit po flitet gjuha shqipe por nuk di sa në kushtetutën e Republikës së Maqedonisë gjuha shqipe njihet si gjuhë zyrtare dhe sa gjuha jonë po aplikohet në institucione. Unë ende nuk kam lexuar të paktën një dokument zyrtar në gjuhën shqipe, dhe për këtë më vjen keq kur ende po dëgjoj apo lexoj diskutimet se a është gjuha shqipe gjuhë zyrtare apo jo! Ndërsa në anën tjetër Sllavo – Maqedonasit ende luajnë me gjuhën tonë, duke dalë me deklarata nga më të ndryshmet “do ta bëjm gjuhën shqipe gjuhë zyrtare në tërë vendin”, ndërsa unë mendoj se gjuha shqipe asnjëherë sdo jetë gjuhë zyrtare, me këtë BDI -në tënde  vasale pasi për shakun tuaj  dhe të injorancës tuaj  kemi ra në kurth e  nderuara  shoqe e klasës Deputete. 

  Autorja është  apsolvente në fakultetin e mjekësisë, anëtare e këshillit qendror të rinisë LR-PDSH- Kumanovë