Nuk kanë fundë bojkotet që ja bëjnë BDI-së funksionarët e sajë të lartë. Pas bojkotit që i bëri Hazbi Lika në Tetovë dhe Fatmir Dehari në Kërcovë, kryetari i BDI-së Ahmeti është surprizuar me një bojkot të ri në komunën Saraj, ku BDI sonte po zhvillon një tubim partiak. Dhe nuk bëhet fjalë për bojkot shkel e shko, por për bojkot pikërisht nga kryetari i degës partiake Rafiz Haliti, njëherit nënkryetar i Kuvendit të Maqedonisë. Haliti nuk është duke marrë pjesë në këtë tubim, e as përkrahësit e tij në komunën e Sarajit. Ky bojkot do ta trondisë edhe më tepër BDI-në e cila po përballet me krizë serioze në radhët e veta.

saraj