Reagim nga rinia e Bogovinës
Drejtuar; Kryetarit të komunës së Bogovinës z.Hazbi Idrizi
Protesta është revolta e qytetarëve, është zëri i popullit është pakënaqësia ndaj tentimit të uzurpimit të ujësjellësit ‘’Ali Munishi’’. Hoxhollaret janë institucion në vete, Ata (hoxhallarët) as që merren me organizimin e protestave. Ata veçse e përkrahin iniciativën qytetare në mënyrë demokratike. Protestat i organizon Rinia e Bogovines- “INICIATIVA QYTETARE. Nëse meresh me ta, atëhere meru edhe me instuticionin shkollë. Qytetarët rethanat i dijnë më mirë. I drejtohemi Kryetarit të Komunës z. Hazbi Idrizi që në afat sa më të shkurtë të kërkojë falje publike në të kundërtën INICIATIVA QYTETARE – Bogovinë do të ngre zërin fuqishëm në dy fronte:
- STOP uzurpimit të ujesjellesit ‘’Ali Munishi’’
- STOP ofendimeve etiketimeve te Hoxhollareve !
INICIATIVA QYTETARE – Bogovinë
11-02-2016