Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Bedri Hamza ka thënë se qeveria edhe kur zgjedhet duhet të zgjedhet me qetësi por edhe kur shkarkohet ta merr këtë veprim me qetësi.

Hamza këshillon deputetët të kenë kujdes me fjalorin që përdorin, përcjell Telegrafi.

“Nuk është mirë që në këtë Kuvend të thirret për gjak e luftë”.

Ai thotë se Albin Kurti nuk mund të thirret në emër të popullit pasi populli nuk i takon vetëm një partie politike.

“Ne deputetët e këtij Kuvendi u takojmë partive të ndryshme dhe secili përfaqëson elektoratin e vet”.

I pari i deputetëve të PDK-së thotë se nuk është respekt për opozitën kur kryeministri fyen atë.