Kriza mund të zgjidhet vetëm me mjete politike e jo me dhunë, rekomandoi në profilin e tij në Tuitter eurokomisari për zgjerim Johanes Han. 

“I bëj thirrje të gjitha partive politike dhe qytetarëve që të distancohen nga aktet e dhunshme. Kriza mund të zgjidhet vetëm me mjete politike. Përgjegjësi e politikanëve është që të kthehen në tryezën e negociatave”, thotë Han pas protestave të mbrëmshme lidhur me vendimin e presidentit Gjorge Ivanov për ndërprerjen e përgjithshme të të gjitha procedurave kundër politikanëve dhe bashkëpunëtorëve të tij për rastin lidhur me përgjimet e paligjshme.