Komisioni Evropian sot lëshoi kumtesë në të cilën edhe zyrtarisht e konfirmoi vizitën e nesërme të Republikës së Maqedonisë nga ana e eurokomisarit për negociata për zgjerim Johanes Han, njoftoi korrespondenti i MIA-s nga Brukseli.

Në kumtesë, Qeveria joformale e Bashkimit Evropian thekson se Han gjatë ditës së nesërme do të realizojë takim me përfaqësuesit e katër partive më të mëdha politike, të cilat u nënshkruan në marrëveshjen politike në qershorin dhe korrikun e kaluar.

“Komisari Han do ta përsëris përgjegjësin e tyre për zbatimin e marrëveshjes së tyre, përfshirë edhe nevojën që të sigurojnë kushte për zgjedhje të besueshme në pajtim me afatet që ata i harmonizuan”, thuhet në kumtesën e Eurokomisionit.

KE-ja thekson se “komisari Han, gjithashtu, do të përkujtojë në rëndësinë e zbatimit të prioriteteve urgjente reformuese që Komisioni i dha për Maqedoninë”, në të cilën liderët politik të Maqedonisë, sipas Brukselit, gjithashtu obligohen.

Lidhur me vizitën e tij, Johanes Han dërgoi edhe deklaratë në të cilën thekson:

“Dita e nesërme, 15-të janari është afati kyç i marrëveshjes politike, implementimi i së cilës është i rëndësishëm për Qeverinë dhe për qytetarët vendit. Pres që elementet tjera nga marrëveshja politike të jenë zgjidhje para apo gjatë vizitës time, duke u mundësuar autoriteteve zgjedhore të organizojnë zgjedhje të besueshme sipas kornizës së dakorduar kohore”, porositi Han.

Përveç me liderët e VMRO-DPMNE, LSDM-së, BDI-së dhe PDSH-së, euromisari Han nuk pritet të ketë takime tjera në suaza të vizitës së tij të nesërme në Republikën e Maqedonis

han4-620x330