Zyrtarët e lartë të LSDM dje qëndruan në Haraçinë, komuna ku kjo parti siguroi më shumë vota në zgjedhjet e 11 dhjetorit.  Sekretari i përgjithshëm i kësaj partie, Oliver Spasovski nuk deshti të komentojë arsyen e vizitës. Banorët që pritën delegacionin e LSDM thanë se kanë biseduar për hallet e tyre dhe asgjë politike. 

Mes tjerash nga kjo parti kanë dërguar një bager që t’i pastron rrugët nga dëbora që ka kapluar vendin kohëve të fundit. Qytetarët ishin mëse të kënaqur për këtë aktivitet që ndërmorri partia e Zoran Zaev.

Agjencia e Lajmeve Zhurnal jozyrtarisht mëson se banorët e kësaj komune që dje pritën udhëheqësinë më të lartë të LSDM-së në Haraçinë, kanë ngritur iniciativë që rruga 14 të emërtohet në rruga “Zoran Zaev”.

Qytetarët që dëshirojnë të mbeten anonim shprehen se kjo vjen pasi që Zaev sipas tyre ende pa ardhur në pushtet po ndërmerr masa për tju ndihmuar banorëve të Haraçinës. 

Zhurnal jozyrtarisht mëson se këtë iniciativë qytetarët e që banojnë në rrugën 14 do ta paraqesin edhe para autoriteteve komunale, ku  do të kërkojnë që rruga të emërohet në “Zoran Zaev”.

Ndryshe, LSDM në zgjedhjet e 11 dhjetorit ka shokuar mbarë opinionin shqiptarë, sidomos në Haraçinë, pasi që fitoi mbi 2 mijë vota  ku dihet se në këtë komunë jetojnë 100% banorë shqiptarë.