Ideja që disa ushqime mund të rrezistojnë gjatë në frigorifer mund të rrezikojë seriozisht shëndetin tonë.

Por, në fakt, nga frutat deri tek peshku, shumë produkte të freskëta nuk janë më të mira pasi qëndrojnë për më shumë se 2-3 ditë në frigorifer.

 
 

Këshillat, nga ekspertët e ushqimit të Institutit Good Housekeeping, mund të surprizojnë shumë njerëz të cilët janë mësuar ta mbajnë mishin, qumështin apo gjithçka tjetër më shumë se një javë në frigorifer.

Sipas ekspertëve, peshku nuk duhet të qëndrojë për më shumë se 1 ditë në frigorifer, frutat e buta jo më shumë se dy ditë. Po ashtu mishi i ngrirë, djathi i butë dhe mishi i pulës duhet të konsumohen brenda 3 ditësh.

Madje, edhe djathi i fortë, që mendohet se mund të zgjasë shumë gjatë pa u prishur në frigorifer, sipas ekspertëve të Institutit Good Housekeeping, nuk mund të qëndrojë më shumë se 1 javë në frigorifer.

Më poshtë do të gjeni një listë që tregon jetëgjatësinë e disa ushqimeve të freskëta (rezultatet mund të duken pak të habitshme nga shumë njerëz të cilët janë mësuar t’i mbajnë ushqimet më gjatë në frigorifer, megjithatë, më mirë të jemi të sigurt sesa të vuajmë pasojat pastaj).

Peshku – 1 ditë
Goca deti – 1 ditë
Frutat e buta – 1-2 ditë
Mishi i prerë – 2 ditë
Djathi i butë – 2-3 ditë
Mishi i pulës – 2-3 ditë
Sallata – 2-3 ditë
Sallami – 3 ditë
Perimet e gjelbërta – 3-4 ditë
Frutat e forta – 3-7 ditë
Qumështi – 3-4 ditë
Proshuta – 7 ditë
Djathi i fortë – 1 javë
Vezët – 1 javë
Salmoni i tymosur – 1-2 javë/albeu.com/