Kanali i hapur i Haraqinës që çdo ditë kundërmon në erë të keqe dhe bën të vështirë jetën e banorëve të cilët jetojnë në afërsi të kanalit.

Premtimet e qeverisë më shumë se 20 vite që jepen, kanë shuar shpresat e banorëve haraqinas se ky problem do të rregullohet ndonjëherë.

“Na pengon, shumë na pengon” shprehen shkurt banorët vendas duke u frikësuar identifikimit të tyre përpara gazetarit tonë.

“Haraqina është bërë foleja e mashtrimeve të BDI-së” shprehen një banorë tjetër.

“Nuk duam të dëgjojmë për premtime dhe për parti politike, le të shkojnë në… nuk ka ujë, nuk ka punë, nuk ka pastërti. S’ka asgjë.” bërtet i revoltuar një banorë tjetër.

I vetmi që ngre zërin në opinion është këshilltari i pavarur Naser Ajdini. Ajdini thotë se qytetarët frikësohen të protesojnë. “Çështja është ngre në Këshill po nuk ndërmerr askush asgjë. Edhe këshilltarët edhe qytetarët po ruhen, s’guxojnë as protestë me bë. Deshën të premten që kaloi me bë protestë edhe e lanë, nuk u bë. U ka hy frika popullatës, nuk guxojnë as protestë me bë”, tha ai.

©fol.mk

haraqina 2 Haraqina