LR-PDSH

Komuna e Haraçinës tanimë 3 muaj po përballet me mungesën e ujit. Institucionet heshtin, qytetarët të revoltuar. I vetmi që ngre zërin në opinion është këshilltari i pavarur Naser Ajdini. Sipas tij, qytetarët kanë paguar ujin dhe prapë 1500 shtëpi kanë mbetur pa ujë. Ajdini thotë se qytetarët kanë nis me hap bunarë. “Çështja është ngre në Këshill po nuk ndërmerr askush asgjë. Edhe këshilltarët edhe qytetarët po ruhen, s’guxojnë as protestë me bë. Deshën të premten që kaloi me bë protestë edhe e lanë, nuk u bë. U ka hy frika popullatës, nuk guxojnë as protestë me bë”, tha ai.

Me këtë rast ka reaguar Lëvizja për reforma PDSH e cila kërkon përgjegjësi nga organet kompetente. Ja reagimi i plotë i tyre”

“Administrata komunale e Haraqinës që udhëhiqet nga kuadër i BDI-së, gjithnjë e më tepër po i relativizojnë problemet thelbësore të shqiptarëve. Në komunën e Haraqinës paraqitet situatë mjaft e rënduar me mungesë të ujit të pijshëm, infrastrukturës rrugore, deponisë së mbeturinave dhe kanalizimit të ujërave të zeza! Në këtë kohë, kur jeta në Haraqinë është krejt e pamundur të zhvillohet normalisht, kryetari i saj Brahim Ajvazi ende nuk e sheh të arsyeshme zgjidhjen e këtyre problemeve kaq thelbësore për banorët e vendit”.

“Lëvizja për Reforma – PDSH u bën thirrje institucioneve komunale kompetente dhe njëkohësisht kryetarit të komunës së Haraqinës që të angazhohet direkt në zgjidhjen e këtij problemi jetik për banorët dhe ta rregullojë ujin e pijshëm, dhe të njëkohësisht të angazhohet për ta përmirësuar standardin e jetesës së banorëve, pasi ka detyrim ndaj banorëve t’u dalë në krahë për zgjidhjen e problemeve që mbartin kohëve të fundit. Kjo papërgjegjësi morale dhe profesionale e komunës së Haraqinës është një akt i ulët dhe ndërkohë banorëve të vendit u bëhet padrejtësi që në këtë kohë të mos kenë ujë të pijshëm, për të cilën uji është e drejtë natyrore e gjithkujt. Kryetari Brahim Ajvazi nuk mund t’i ikë përgjithnjë ujit të pijshëm në Haraqinë, pasi vjen koha kur populli do ta kërkojë të drejtën e vete përmes mekanizmave të ndryshme. Edhe njëherë, LR-PDSH i bën apel komunës së Haraqinës dhe pushtetit të ndërmarrin masat adekuate për zgjidhjen e problemit me ujë të pijshëm për banorët, dhe t’u jepen fund njëherë e mirë problemeve të tilla elementare”, thuhet në komunikatën e zyrës për informim të LR-PDSH-së.

©fol.mk

Kanali i fshatit që rrezikon helmimin e familjeve që jetojnë në afërsi.

Haraqina haraqina 2

Deponia e Haraqinës, premtim pas premtimi, mashtrim pas mashtrimi.

Brahim Ajvazi haraqine