Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka dalë nga takimi i thirrur nga kryeministri Avdullah Hoti për bashkërendimin rreth dialogut me Serbinë.

Ky takim kishte filluar rreth orës 11:00, të cilën e bojkotuan dy partitë opozitare, LVV dhe PDK.

Ende nuk dihet pse Haradinaj lëshoi takimin.

Ndryshe, Haradinaj shihet i shoqëruar nga zëvendëskryeministri nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri.