Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka takuar sot kolegun e tij nga Maqedonia e Veriut Zoran Zaev, njofton Gazeta Lajm. Lajmin e ka bërë të ditur vetë Haradinaj përmes një statusi në fejzbuk. Ja çfarë shkruan ai:

“Takova sot homologun tim të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, të cilin e përgëzova për përmbylljen me sukses të plotë të Marrëveshjes së Prespës, duke i garantuar popullit dhe shtetit fqinj perspektivë të qartë euro-atlantike. Kosova qëndron e përkushtuar në ndërtimin e një rajoni stabil dhe në këtë drejtim marrëdhëniet me Shkupin zyrtar janë të shkëlqyera. RH”, thuhet në postimin e kryeministrit Haradinaj.