Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, në seancën e djeshme e miratoi informacionin për fillimin e hartimit të “Planit të Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023 -2025”.

Ministria e Shoqërisë Informatike dhe e Administratës, si pikë nacionale e kontaktit dhe si qendër e resurseve për menaxhimin me kualitet, është institucion i cili i koordinon proceset dhe aktivitetet e kësaj sfere në nivel nacional.
Siç kumtoi Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Adrministratës, me vendosjen e procesit të qëndrueshëm të menaxhimit me kualitetet në sektroin publik, vendi i bashkohet trendeve evropiane mbi vendosjen e kualitetit në punën e administratës publike dhe modernizimin e shërbimeve publike.

“Prezantimi dhe arritja e standardeve të përkryerjes do të sigurojnë implementim më të suksesshëm të të gjitha iniciativave aktuale të reformave, veçanërisht në procesin e integrimit evropian, me ç’rast nevojitet kapacitet i zhvilluar mirë, menaxhim modern dhe efikas dhe realizim në kohë i qëllimeve të përcaktuara”, qëndron në kumtesë.

MSHIA-ja me mekanizmin ‘IN-COUNTRY SUPPORT’ të Qendrës Rajonale për Menaxhimin me Kualitet të Shkollës Rajonale të Administratës Publike (ReSPA), në kuartalin e dytë të vitit 2022, filloi me hartimin e “Planit të Ri Nacional për Menaxhimin me Kualitet 2023-2025”, i cili është parashikuar të jetë pjesë e “Strategjisë së Re të Reformave të Administratës Publike 2023 – 2030”.