Banorët e Hasanbegut tashmë 8 ditë ndodhen në ankth të thellë përshkak se situata jo që nuk përmirësohet, por përkundrazi ka filluar paraqitja e sëmundjeve të para ngjitëse që më së shumti rrezikon fëmijët dhe pleqt. Derisa ata akoma qëndrojnë nën gërmadhat që shkaktuan përmbytjet, institucionet janë përqëndruar të punojnë diku tjetër, por jo edhe në Hasanbeg.

Nuk ka ardhur asnjë me na pyet si jeni, a jeni gjallë, a ju duhet diçka. Televizionet shqiptare aspak nuk kanë senzibilizuar opinionin për hallet tona. Asnjë televizion hiç.

Ndihma nga institucionet e shteti asgjë s’kemi pas. Asnjë hiç, vetëm ndihma private. A ka dikush që interesohet për këtë popull a vetëm ne shqiptarët jemi kështu? Sa herë kur duhet Hasanbegu ka ndihmuar, ndash në luftë, ndash për punë tjera, ndërsa sot partitë shqiptare nuk ju intereson për neve, ma shume i ndihmojnë Stajkovcës se neve.

Institucionet e shtetit s’na kanë ndihmuar asgjë. Vetëm firmat private shqiptare nga Tetova, Gostivari, Dibrës, prej shtetit asgjë, veç teposht po na çojnë. Për këtë i falenderojmë shumë firmat private, falenderojmë edhe diasporën. Ata kanë ardhur vetëm ti vjedhin paret nga shtabi emergjencës që kanë pru diaspora, Turqia, Zvicra, Amerika, Gjermania. I pari ka ardh Izet Mexhiti për me i vjedh paret. Krejt hajdutët çka janë kanë ardh këtu për me i vjedh paret./FOL.MK