Dega e Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar vendosi që Bashkim Hasani tê emërohet shef i  u morr vendimi që kryetar i shtabit zgjedhor të kandidatit për kryetar komune, Nevzat Bejta.

Hasani ka kryer studimet në Universitetin e Shkupit dhe nga viti 2008 deri në 2013 ka qenë drejtor i Qendrës së Kulturës së Gostivarit.

“Kjo do të jetë një fushatë e denjë për qytetin e Gostivarit,” ka deklaruar Hasani. “Qytetarët do të mësojnë për punët që ka kryer Kryetari Bejta dhe planet që ai ka për Gostivarin e ardhshëm. Bashkë do të ndërtojmë qytetin që meritojmë,” ka deklaruar ai pas marrjes së detyrës si shef i fushatës.

Bashkim Hasani është ish-sportist, përfaqësues i Maqedonisë në disiplinën e mundjes. Ai ka lindur në Gostivar, ku nga viti 2013 ka shërbyer si shef kabineti i kryetarit të Komunës së Gostivarit.

Në mbledhjen e radhës së degës Gostivar të BDI është vendosur gjithashtu përbërja e komisionit me shtatë anëtarë për selektimin e kandidatëve të mundshëm për këshilltarë komunalë.