Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje!, Visar Ymeri, ka thënë sot se ngritja e aktakuzës ndaj ish-kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasanit, konfirmon kapjen e shtetit nëpërmjet kësaj gjykate.
Në një konferencë për medie, Ymeri, ka vlerësuar se Hasani me falsifikimin e këtij vendimi ka inkurajuar presidenten Atifete Jahjaga që ta shkel Kushtetutën e vendit. “Ka ekzistuar një marrëveshje jashtëinstitucionale dhe joformale në mes të presidentes së Kosovës, Atifete Jahjaga, kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani dhe përfaqësuesit të BE-së, Samuel Zhbogarit që emërimi i tre gjyqtarëve ndërkombëtarë të Gjykatës Kushtetuese të shkojë tutje pavarësisht asaj se është shkelje e procedurave. Pra, këtu e kemi rastin kur presidentja me këtë emërim të tre gjykatësve ndërkombëtarë, pa e marrë miratimin e Kuvendit, e ka shkelur Kushtetutën”, ka deklaruar Ymeri. 
visari