an erPas njoftimit të Ermira Mehmetit se ajo ngrin aktivitetin si dhe angazhimin  e saj brenda BDI.së deri në përfundim të mandatit, vazhdojnë të vijnë reagime të shumta nga shoqëria civile, si dhe personalitete të njohura të jetës  publike. Portali fol.mk në vazhdim ua sjell edhe një postim nga muri personal në rrjetiin social të fejsbukut, të moderatores së njohur të emisionit Clik plus në TV21  Anita Latifi, e cila i  del  në mbrojtje Ermira Mehmetit.

Ja edhe postimi i  plotë  i Anitës:

Diçka për Ermirën… Sikur të isha Ermir

E vetdijshme që çdo shkronjë ka në vete subjektivitetin tim ndaçi femëror, ndaçi qytetar, ndaçi të asaj që në perceptimet e mia është normale, madje (më se) e nevojshme për shoqërinë tonë, do të them dy tri fjalë për Ermirën. 
Se ç’bën ajo në partinë e saj dhe sa arrin të bëj diçka aty, punë për të dhe për partinë e saj. Po ç’bëjmë ne?! Ne ushqehemi me ato që nxjerr nga barku Ermira dhe për desert presim portalet me këndvështrimet kreative të kuzhinave të ndryshme. Paska bërë doktoraturë, do të bëheshka notere. Ëoë!!! Çfarë mëkati. Në kohë kur merr rrogë nga populli. Mëkat. Ta krahasoj me mëkatet e të tjerëve?!?! Apo ta lë?! Nuk po e krahasoj me rrogën e deputetëve të LSDM-së që ndejtën nja dy doktoratura në shtëpi… Nejse misioni i tyre ishte më i madh (thanë ca). Po e krahasoj me ata deputetë që le që nuk i kemi dëgjuar ndonjëherë në foltore të Kuvendit, po edhe sikur t’ua dëgjojmë emrin do të habitemi se qenkan deputetë. 
Ndoshta këtu qëndron problem i Ermirës. Sepse e njohim, sepse emri i saj është vazhdimisht prezent. Sikur të heshtte (nuk e kam fjalën vetëm për reformat), a do të ishte interesante sot Ermira për ne?! A do t’ia dinin emrin?! (Për t’ua ilustruar po përmend ca emra: Fatmir Imerovski, Mile Andonov, Hajdar Ismaili – e dini cili prej tyre është deputet?!… Nejse.)
Pse s’del nga BDI-ja?! Pyetja më e shpeshtë. Po pra, të dali. Kështu do të zgjidhen edhe problemet e Ermirës edhe problemet tona. Të dali, t’ia lërë vendin dikujt që nuk ia dijmë emrin, të dorëzohet. Ç’na duhen Ermirat neve?! 
“Punë e rëndë politika. Sidomos për femër.” – më tha një mik derisa flisnim për Ermirën. Pajtohem. Me të dy fjalitë. Kjo e dyta më iriton, por është fakt në këtë ambient. Andaj ndoshta acarrohem kur shof sulmet ndaj Ermirës. Sepse “sidomos” femrën e ke lehtë ta godasish, ta dëmtosh, ta thyesh në këtë ambient “burrash”. Dhe “sidomos” një femër duhet të ketë guxim të milionfishuar krahasur me meshkujt (gjithnjë po flas për këtë vend) për të thënë apo për të bërë diçka sepse është e vetdijshme sa të ulta do të jenë goditjet. Sa lehtë do të gatuhen aferat e sa të rëndishme do të jenë detajet krejtësisht të parëndësishme sikur të quhej “Ermir”. 
Largimi i Ermirës nga politika, ashtu siç kanë qejf disa, nuk është dështim individual i Ermirës, është dështim “sidomos” i femrës, dështim i shoqërisë. Është rrugë që në listat e ardhsme zgjedhore një pjesë e madhe nga ato 40% femra gjatë mandatit të jenë emra që nuk do ti dëgjojmë e shohim pos nëse hyjmë në ëeb faqen e Kuvendit (apo partisë nga e cila vijnë) dhe me plot bindje po e them se do të jenë më të heshtura nëse Ermira bie në provim tani. Nuk ka Maqedonia vetëm një Ermirë, ka mijëra Ermira të përgatitura për të na përfaqësuar, por aktualisht Ermira është e goditura që duhet të dëshmoj se “sidomos” femra nuk duhet të dorëzohet – nëse vendimi varet vetëm prej saj. Nëse jo, le të na e dëshmon këtë partia e saj.

PS Më ke dëshpëruar Ermirë, për votën e fundit që ke dhënë. Që një albanofob do të bëhej pjesë e atij komisioni nuk habitem shumë, habitem si ti, pikërisht tani re në grackë. Po do ta fal, se po lufton dhe të janë shtuar frontet. Vazhdo betejën”!