Rreth 1200 besimtarë myslimanë nga Maqedonia kanë arritur në vendin e shenjtë në Meke të Arabisë Saudite dhe tanimë kanë filluar me ritualet fetare.

Muftia e Dibrës, Ramazan ef. Hasa, i cili është koordinator i trupit të Bashkësisë Fetare Islame (BFI) në Maqedoni për Makfaks tha se gjithë haxhilerët janë shëndoshë dhe i kanë kryer rregullat e caktuara fetare për haxhin.
Hasa shtoi se për momentin haxhilerët po realizojnë ritualet në xhaminë kryesore në Meke deri në festën e Bajramit, pastaj do të nisen për Medine, ku edhe atje do të realizojnë aktivitete të caktuara fetare.

Këtë vit nga Maqedonia ka pasur rreth 1200 haxhilerë, prej të cilëve 830 janë nën organizimin e BFI-së, ndërsa të jerët kanë udhëtuar me agjenci turistike.