Deputetja e Vetëvendosjes, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur që ka rishqyrtuar vendimin e saj për dorëheqje nga kryesia e kësaj partie.

Ajo kishte dhënë dorëheqjen në shtator të vitit të kaluar.

Haxhiu ka vlerësuar si të drejtë vendimin e Vetëvendosjes për shqyrtimin e vendimeve për dorëheqje nga kryesia e kësaj partie, të disa prej pjesëtareve të saj.

“Dorëheqja ime ka ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar, por sot jam më e qartë se kurrë mbi atë çka ka ndodhur e çfarë po ndodh në Lëvizje, prandaj e kam rishqyrtuar vendimin tim”.

“Unë do të jem në mbledhjen e ardhshme të Kryesisë dhe do të angazhohem në zgjidhjen e problemit, kudo në secilin organ dhe mendoj që ata aktivistë e anëtarë që ja duan të mirën Lëvizjes, duhet të veprojnë njësoj sepse këtë ua kemi borxh qytetarëve dhe aktivistëve” ka shkruar Haxhiu.

Deputetja e VV-së është shprehur që kjo parti po kalon në një periudhë jo të lehtë, e që sipas saj këto sfida nuk zgjidhen duke hequr dorë