Këngëtarja nga Shkupi, Big Mama ishte ndër më të përfolurat në shtypin rozë gjatë vitit që lamë pas, shkruan Gazeta Blic.E kjo për arsye se ajo kishte vendosur të bëjë një ndryshim me pamjen e saj, ndryshim ky që rezultoi me sëmundje të ndryshme, ashtu siç menduan shumë nga njerëzit.Pas zvogëlimit të lukthit, Bigu po arrin të mbajë çdoherë e më në formë linjat trupore e që tashmë po vazhon ti vë në pah ato.

Ajo është tejet aktive në rrjetet më të frekuentuara sociale ku nuk heziton të shpërndajë imazhe të shumta me ndjekësit që ka. E në këto të fundit kur ishte pjesëmarrëse tek emisioni ‘C’est la vie’ në natën finale ajo duket tejet e bukur por që ekspozimi i gjoksit kishte rrëmbyer gjithë vëmendjen.Ndryshe, Big Mama është aktivizuar edhe në projektet muzikore pas një kohe të gjatë. Të fundit e lansoi në fundvit ‘ Zemra e Ndalume’ në bashkëpunim me Manin.