Shkruan:Qenan Aliu

 Të dashur miq, U shkruajtë dhe u fol shumë, për absurdin juridik që bëri presidenti Gjorgje Ivanov, me abolicionin e politikanëve të kriminalizuar dhe të korruptuar me përmasa gallopante qiellore. Pa keqkuptime, për këtë nuk folën mjaftueshëm në mënyrë të organizuar dhe kolektive departmentet e fakulteteve të drejtësisë në Maqedoni ( me disa përjashtime individuale të disa profesorëve). Unë dola që në fillim me një ide , që këtë absurd këta departamente ta injorojnë së pari si antishkencorë , antidemokratik dhe antikushtetues, duke bojkotuar një javë mësimin në departamentet e drejtësisë dhe çelësi i digasterit për një javë tu dorëzohet Rektorëve në mënyrë publike. Paramendoni, pa keqkuptime , sot edhe të burgosurit dhe anëtarët familjeve të tyre do të bëjnë protestë dhe grevë nëpër burgjet e Maqedonisë. Edhe ata e kundërshtojnë këtë diskriminim të Ivanovit duke aboluar njerëzit që i vodhën dhe i lënduan mbase edhe i vranë shpirtërisht qytetarët e Maqedonisë. Të burgosurit nuk kërkojnë që ata të lirohen krejtësishtë nga vuajta e dënimit për veprën me të cilën kanë ra ndesh me ligjet, por të falen aq sa mundëson ligji. Dhe fundja plotësisht kanë të drejtë bile edhe morale, sepse , poqë nuk do të dalin para drejtësisë hajdutokratët pushtetarë të këtij vendi , pa dallim përkatësie politike, partiake, kombëtare e fetare, atëherë vërtetë është PADREJTËSI E MADHE që në këtë vend të tjerë të ketë prapa grilave. Të nderuar profesorate , kanë mbetur më pak se dhjetë ditë, Gjorgje Ivanov patjetër ose vetë do ti çfuqizojë vendimet e abolimeve ose do të bëhet në formë tjetër çfuqizimi i tyre edhe pa vullnetin e tijë. Drejtësia patjetër të funksionoj, por HESHTJA nga një herë nuk justifikohet. Ndërsa Gjorgje Ivanov, patjetër të japë dorëheqje sepse sja vlenë më, bëri suspendim të sistemit juridik, bëri diskriminim dhe nuk tregoi kapacitete të mjaftueshme qoft intelektuale qoftë politike bile tani më edhe njerëzore për të qenë burshteti. Ivanov u sollë si monark dhe tërësishtë i teledirigjuar nga partia që e mbështeti dy herë rradhazi në zgjedhjet, të cilat tani më është e qartë se ishin të falcifikuara dhe të kriminalizuara. Dhe si të tilla prodhuan pushtetarë jolegjitim , presisdent joknsensual dhe kastë politike kriminale.