Konferencë për shtyp e RDK-së

Këtë konferencë për shtyp e thirrëm t’ju njoftojmë juve dhe opinionin e gjërë edhe për fitoren ligjore, pas fitores së madhe morale që u dëshmua me konferencën e 12.03.2016, ku bashkarisht më anëtarsinë besnike të RDK-së, demaskuam disa puçist që tentuan t’i bëjnë tradhëti RDK-së dhe anëtarsisë besnike të saj. Kam patur besim të paluhatshëm se një ditë të afërt do të kemë rastin që anëtarsinë besnike të RDK-së ta informoj edhe për fitoren ligjore, me të cilën i jepet fund lojës së projektuar të disa qarqeve në emër të RDK-së, dhe të zbatuar nëpërmjet 4 puçistëve.
Pra, që në fillim po ju njoftoj me vendimin gjyqësor si vijon:

“Kërkesa për shakrkimin e kryetarit aktual të RDK-së Vesel Memedi është antiligjore dhe antistatutore dhe për këtë arsye hudhet si e pabazë. Kryetar legal dhe legjitim i RDK-së është Vesel Memedi.”

Të nderuar,

Jam paraqitur disa herrë para jush kur ishte nevoja. Në kohën e fundit kam heshtur qëllimisht që loja të merr kahjen përfundimtare ligjore, dhe në këtë mënyrë ta kursejë anëtarsinë e ndershme të RDK-së, dhe opinionin e gjërë nga shqetësimet shpirtërore. Por tani, me të drejtë morale dhe ligjore mund lirisht ti referohemi një thënië profetike që thotë: “Shpifja është e përgjumur apo në gjum. Zoti i mallkoftë të gjith ata që merren me shpifje.” Loja e shpifjes doli në sipërfaqe dhe këta shpifës do të përballen me drejtësinë shumë shpejt.
Secili person, për të ndërtuar një karierë në jetën e tij ka dy rrugë për të tubuar rreth vetes dashamirë, apo ndjekës të sinqertë. Rruga e parë për ndërtimin e një kariere, që mund të ndjek secili person, kalon nëpërmjet shpifjeve, dhe kjo është një rrugë e dëshmuar gjatë historisë, të cilët e kanë ndjek shumë shpifës të cilët kanë arrit kulminacionin deri te adhurimi i kultit të tyre, por në fund kanë përfunduar si mbeturina të historisë. Rruga e dytë, është vizioni, drejtësia, sinqeriteti, dhe platforma e interesit të përbashkët për të udhëhequr njerëzit në një betejë të vështirë, por me një fund të lumtur për veten dhe për ndjekësit e tij me besnikëri. Historia njeh njerëz të dëshmuar të cilët vendosën t’i qëndrojnë denjësisht drejtësisë, dhe t’i prijnë popullit të tyre në momentet më të vështira, dhe këta janë metëvërtetë të pavdekshmit e një populli.
Tani erdhi momenti që ti them publikisht opinionit të gjërë shqiptarë, sidomos anëtarsisë së gjërë të RDK-së, se unë që në fillim kam zgjedhur rrugën e dytë, kam vizion, durim, dhe jamë i përcaktuar për drejtësi dhe sinqeritet në këtë betejë politike, sado e vogël që është, të qëndroj besnik deri në fund. Vendimi i gjykatës është një dëshmi se para fakteve gjunjëzohen të gjith ata që dinë të vlerësojnë dhe njohin fakte.

Projektuesit e këtij skenari dhe zbatuesit, 4 puçistët, ashtu si i kamë titulluar, për të ndërtuar karierë politike zgjodhën rrugën e parë, rrugën e shpifjes dhe rrenave. Prandaj, sado që ju duk vetja në fillim se arritën kulminacionin e ngritjes personale, dhe numrin e disa simpatizantëve dhe ndjekësve të verbëruar të tyre, në fund ngelën me gishtat në gojë. Të poshtërruar, të hutuar, dhe të detyruar që pas çdo rrene dhe shpifje të përgatisin një rrenë tjetër për të mbuluar të parën, dhe në këtë mënyrë arritën deri te demaskimi i vetes, para opinionit të gjërë dhe anëtarsisë së sinqertë të RDK-së. Tani, besoj se është e qartë për shumë anëtarë dhe simpatizant të RDK-së se qëllimi i këtyre 4 puçistëve nuk ka qenë mirëqenia e RDK-së, por e kundërta, dëmtimi i RDK-së dhe Aleancës për shqiptarët, dhe dërgimi i ujit në një mulli tjetër. Ky qëllim i tyre doli në sipërfaqe, dhe do të vazhdojë të del edhe më haptazi në periudhën në vijim. Loja në emër të RDK-së ka marr fund. Dilni dhe vëndoni kapelën origjinale të mullirit që përfaqësoni. Çdo tentim tjetër për të vazhduar të dëmtoni edhe më tutje RDK-në, do të përballeni me pasoja të rënda juridike.

Të nderuar njerëz të vullnetit të mirë,

Më lejoni që nëpërmjet kësaj konference për shtyp të ftoj gjith anëtarsinë besnike të RDK-së dhe gjith ata njerëz të sinqertë dhe të paanshëm, që kanë përcjell këtë betejë, ti bashkangjiten këtij opcioni politik që ofron RDK-ja, dhe Aleanca për shqiptarët, dhe bashkarisht amanetin e filluar nga rilindasit tanë, që e kemi emërtuar këtë parti, ta çojmë deri në fund, pa tradhëti dhe pa hile. Është koha e fundit të thuhet fjala e fundit për shumë fenomene që kanë ndodh në vend, sepse deri më tani shumëçka nuk është thënë, dhe fjala e fundit shumë shpejt do të thuhet. Vetëm në këtë mënyrë mund të fillojm të flasim për një rrugëtim të shëndoshë progresiv për vendin dhe kombin shqiptarë në përgjithësi.
Ju faleminderit,

Vesel Memedi
Kryetar i Rilindjes Demokratike Kombëtare,

 

rdk vendimi