“Rasti i Kumanovës tanimë ka marrë rrugë gjyqësore, ndërsa qeveria e re do të marrë detyrë të iniciojë hetim shtesë ndërkombëtare, me qëllim që opinioni ta dijë të vërtetën”, deklaroi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, gjatë vizitës në kazermën në Gjorçe Petrov.

Në pyetjen se a ka informacione se pjesëtarët e MPB-së, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarjet në Kumanovë në maj të 2015, janë shpërblyer dhe jaë punësuar në MPB, Spasovski tha se është i njohur për personat që kanë marrë pjesë dhe janë shpërblyer, por theksoi se bëhet fjalë për informacion të klasifikuar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në Gjykatën për krime të rënda po vazhdon procesi gjyqësor për rastin e Lagjes së Trimave të Kumanovës, ku në bankën e të akuzuarve janë 37 veta, kryesisht ish-komandant të UÇK-së.