Në seancën publike që është caktuar për nesër në orën 10:30, Gjykata Supreme do të shqyrtojë dhe do të vendosë për disa nga ankesat e të dyshuarve nga ngjarjet që ndodhën më 27 Prill, informon Fol.

Për momentin në paraburgim janë deputetët Krsto Mukoski dhe Saso Vasilevski, ish ministri i brendshëm Mitko Çakov dhe disa të tjerë të dyshuar për dhunë më 27 prill.

Në paraburgim shtëpiak janë deputetët Ljuben Arnaudov, Johan Tarçullovski dhe Ljupço Dimovski.

Nga zyra e Prokurorit Publik njoftojn se hetimi i ngjarjeve të 27 Prillit ka përfunduar dhe se afatet ligjore në të cilat të dyshuarit dhe mbrojtja mund të shqyrtojnë të dhënat dhe dëshmitë dhe ndoshta të kërkojn nga Prokuroria që të mbledhë prova të caktuara është në proces./Fol/