Koment i redaksisë

Ideja e bashkimit të partive shqiptare si ide e kahmotshme, u aktualizua si kurrë më parë këtë periudhën e fundit sidomos pas shpërthimit të të ashtuquajturave bomba të Zaevit. Kjo periudhe përpos krizës gjithnjë e më të thelluar politike në vend me vete solli një lum partishë politike, të reja dhe te vjetra por me pretendime për tu rikthyer në skenë. Kjo situate e aktualizoj si kurë më parë temën e bashkimit opozitar. Natyrisht se në këto apele merrnin dhe marrin ende pjesë edhe një pjese bukur e mire e atyre që më së paku e dëshirojne dhe më së paku i kontribojnë bashkimit. Për hirë të së vërtetës këtij apeli pa asnje hezitim në veren e viti 2015 pozitivisht ju përgjigj Rilindja Demokratike Kombetare dhe Lëvizja për Reforma-PDSH  të cilët zgjodhën edhe grupet e punës për hartimin e platformës së përbashkët nga të dy partitë dhe me unanimitet të plotë nga të dy kampet politike u krijua Aleanca për Shqiptaret dhe pikat kyçe të platformës së kësaj Aleance .

 Në atë kohë publikisht u ftuan edhe subjektet tjera politike dhe jopolitike për tu bashkuar. Shumëkush përshëndeti këtë akt, disa për arsye të shumta e lanë të kalojë heshturazi, ndërsa pat edhe prej tyre që dolën për ta kundërshtuar pa ndonjeë arsye përmbajtësore, thjesht vetëm pse u prishte ndonje plan personal që më vonë duket se edhe u rane maskat

Kjo Aleanca me veprime të përbashkëta dita ditës shtonte mbështetësit gjë e cila kulmoi me takimet e diasporës ku u prit me një entuziazëm të pa pareë deri më tash. Por shërbimet antikombëtare u zgjuan dhe tentuan të zbehin këtë sukses duke arritë që të ndërhynë thellë në RDK duke tentuar ta përçajne gjë përmes së cilës deshtën të realizojnë qëllimet e tyre që dukshëm janë në dëm të kauzës kombëtare. Atë botë kur Aleanca arriti kulmin e popullaritetit, përfaqesuesit e një levizje tjetër  të sapoformuar politike   filluan që në  opinion të plasonin propaganda se Aleanca duhet qenë ekuivalente me  këtë lëvizje të saporfuar për nga forca sepse aty LR-PDSH është e fortë ndërsa RDK nuk ekziston pos si emer. Mirëpo kur arritën të hjekin në anën e tyre disa individe nga RDK tash me mburrje deklarojne që kanë forcuar qëllimin e tyre politik madje marrin guximin ata edhe te “zgjedhin” se kush na qenka kryetar i RDK-së duke nënçmuar në skajshmëri anëtaresinë shumë të ndershme të këtij subjekti politik. Është  shumë qart i lexueshëm qëllimi  aspak i sinqertë dhe shumë antikombëtarë i kësaj lëvizje  të re politike , që për mision  ka vetëm të keqen, duke  përçarë sa më shumë idenë për bashkim të  partive opozitare shqiptarëve, edhe këtë duke e bërë në mënyrën më perfide duke keqpërdor dhe manipuluar më një emër shumë të shenjtë të shqiptarëve   BESËN

 Duke mos mjaftuar vetëm kjo ata nëpërmjet  lojrave  të fëlliqura, të kësaj lëvizje me mision shumë të dyshimt , krijuan edhe të ashtuquajturin këshill mbipartiak të riemëruar më vonë si Këshill Opozitarë tashmë të falimentuar, të cilit i vetmi sukses i atribuohet përçarja.

   Edhe thirjeve të shumta  nga intelektual dhe atdhetarë për bashkimtë opozitës  nga ana e kësaj lëvizje  u injoruan pa ndonjë shpjegim , sepse binin ndesh me  misionin e vërtetë  që kjo lëvizje politike ka  dhe që mendon se këtë mision e di vetëm ajo vetë, por harron se  tashmë  ky misioni tyre  është një libër i lexuar te shqiptarët  dhe se ata e dijnë shumë mirë  qëllimin e vërtetë se për hesap të kujt punon kjo lëvizje që tubon manipulant në gjirin e saj.

Në një kohë tjetër   kur u krijua Aleanca për Shqiptarët po këta përfaqësues  të  Besës thoshin se bashkimi i opozites nuk bëhet vetem me dy subjekte por duhet bërë edhe me PPD edhe me Unitetin. Sot kur janë bërë bashkë  e gjithë opozita Uniteti, RDK-ja dhe LR-PDSH-ja  si dhe përkrahje të parezervë ka  nga PPD-ja dhe shumë   shoqatae intelektual të çmuar që kanë dhënë kontribut për kauzën kombëtare , është i  pakuptueshëm  “bashkimi”  i tyre me Fadilin   A nuk e shihni  se të tjerët janë bërë bashkë për ta luftuar të keqen , ndërsa ju vazhdoni me avazin e vjetër atë të përçarjes?  Është mundësia e fundit nëse tek ju ka  sadopak shqiptari për hirë të gjendjes në të cilën ndodhen shqiptarët e Maqedonisë  ti bashkoheni këtij koalicioni të madh të shpresës, dhe të ndërprisni lojrat me Fadilin e ngrat të ”manipuluar ”që nuk përfaqëson parti politike por vetëm veten e tij.

© fol.mk