Real Madridi është kampion i Evropës, pasi që sonte mundi Atletico Madridin, pas penalltive, me rezultat 5-4.

Deri te trofeu i 11-të i “Champions”-it Reali arriti pas ekzekutimit të penalltive, pasi që koha e rregullt dhe pas vazhdimeve u mbyll baras 1-1.

Finalja mes dy skuadrave spanjolle, ka dhënë një super ndeshje, më aksion të mira, raste të shumta nga të dy anët, dhe dy gola të shënuar gjatë kohës së rregullt.

Skuadra e Zinedine Zidane mirë e nisi lojën, dhe vetëm pas 15-të minutave përmes Sergio Ramos ia doli të kalojë në epërsi Real Madridin prej 1-0, duke ndezur atmosferën në “San Siro” të Milanos, rezultat më të cilin ekipet shkuan në pushim.

Në pjesën e dytë, ishin të përzgjedhurit e Diego Simeones, më këmbëngulëse për të barazua rezultatin të cilin e arritën më anë të Yannick Ferreira-Carrasco në minutën e 79-të, ndërkohë, që pak minuta më herët Griezamnn i Atleticos dështoi nga penalltia.

Më rezultatin e barabartë 1-1, u mbyll koha e rregullt. Ndërkohën edhe në lojën shtesë dy herë nga 15 minuta nuk kishte ndryshim në rezultat, kështu që fituesi i kësaj ndeshje të madhe u përcaktua nga pika e bardhë.

Nga penalltitë më e suksesshme u tregua skuadra e Realit, duke shënuar pesë herë, madje, golin vendimtar e realizo Ronaldo, kurse, Atletico shënoi katër herë.