Leicester City  e ka ngritur titullin e Premierligës, pas ndeshjes së fundit si vendas në këtë edicion ndaj Evertonit. 

Leicester City është njëra nga befasitë më të mëdha të futbollit dhe sportit të përgjithësi.

“Dhelprat” e kanë fituar titullin e Premierligës për sezonin 2015/2016, duke i lënë pas vetes skuadrat e mëdha angleze.

Të udhëhequr nga Claudio Ranieri dhe kapiteni Wes Morgan, ata e kanë ngritur trofeun e Premierligës në stadiumin “King Power”.

https://youtu.be/EEpdFT2rsp4