ERDOGAN: EVROPA PO LË MËNJANË DEMOKRACINË

Presidenti turk, Recep Tayip Erdogan, akuzoi vendet e Bashkimit Evropian se po lënë demokracinë dhe liritë mënjanë

Ndërkohë,sipas tij, që Brukseli i kërkon Ankarasë të zbusë ligjin e saj antiterrorist përkundrejt heqjes së vizave.

“Ata që na kritikojnë e kanë lënë mënjanë demokracinë dhe lirinë kur bombat filluan të shpërthejnë në territorin e tyre”, deklaroi sot Erdogan gjatë një fjalimi në Malatia.

Një ditë më parë Erdogani i ishte kundërvënë një rikufizimi të kërkuar nga Brukseli të ligjit antiterrorist turk, të gjykuar shumë të gjerë.

“Ne do të vazhdojmë në rrugën tonë dhe ju në tuajën”, ishte përgjigjur ai.

Kjo reformë është një nga 72 kushtet që Turqia duhet të përmbushë për të marrë një heqje të vizave për qytetarët e saj që kërkojnë të lëvizin në hapësirën Schengen, që Ankaraja e ka bërë një kusht të domsodoshëm për të aplikuar marrëveshjen mbi migrantët.