Kryetari i SHVL-UCK, Besim Hoda në emisionin “ClickPlus” ka theksuar se opozita shqiptare e ka të domosdoshme bashkimin e saj për të përballuar binomin BDI-PDSH. Në diskutimin e tij z.Hoda theksoi lufta e vitit 2001 kishte qëllime të pastra kombëtare, por misioni i saj u devijua nga partia e cila padrejtësisht në emër të luftës kërkoi dhe mori besimin e popullatës shqiptare në Maqedonni. Besim Hoda theksoi se përfaqësuesit e opozitës shqiptare në Maqedoni duhet të marrin shembull nga veprimet politike të opozitës në Kosovë, duke sakrifikuar më shumë, madje duke dalur edhe në rrugë që përmes protestave të dëshmojë fuqinë dhe mbështetjen ndaj saj./Drini.mk