Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela në një prononcim për Tv21, ka komentuar rreth zhvillimeve të fundit në RDK dhe ndikimi i tyre në “Aleancën për shqiptarët”. Sela ka theksuar se “Aleanca për shqiptarët” tashmë po dëshmon forcën e sajë në teren dhe së shpejti do të marrë edhe legjitimitetin e popullit, ndërsa ka thënë se tendencat për ta goditur këtë koalicionim opozitar janë të pritshme, ngase sic tha Sela, shumë elemente që thirren si opozitare janë instrumente të pushtetit të cilat kanë dhe gjithmonë do të kenë mision për të penguar proceset kombëtare shqiptare. Ne apelojmë që subjektet e vërteta opozitare të na bashkohen dhe së bashku të marrim në dorë fatin e shqiptarëve tha mes tjerash Ziadin Sela