Jeta e shfrenuar e zyrtarëve të partisë shqiptare në Maqedoni do të përfshihen në një film amerikan të zhanrit dramë-krim.

Regjisori dhe producenti i njohur amerikan, Steven Allan Spielberg është gati në përfundim të skenarit, i cili fletë për kriminalitetin e jakës së bardh në Maqedoni. Protagonistë të filmit janë politikanët shqiptarë, por edhe bashkëpunimi i tyre me drejtuesin e regjimit Nikolla Gruevski.

Prologu i filmit ka të bëjë me disa politikanë kryesisht të varfër, të cilët bëhen pjesë e pushtetit, pas një lufte për ideale kombëtare, të drejta dhe barazi.

Filmi merr kahje tjetër, kur këta idealist të joshur nga pushteti, harrojnë gjithçka dhe zhyten në kriminalitet dhe korrupsion. Ky projekt kinematografik përmbanë edhe skena erotike, ku politikanë të njohur përfshihen  në afera erotike dhe seksuale, duke harruar familjet e tyre.

Epilogu i filmit ka të bëjë me eliminimin dhe burgosjen e të gjithë luftëtarëve të vërtetë të luftës për liri. Krejt në fund shfaqet një prokurore e fuqishme shqiptare, e cila i ndjekë ata hap pas hapi, deri në arrestimin e tyre për milionat e vjedhura dhe veprat e shëmtuara. (INA)

fund-11-dhjetor