Sekretari Gjeneral i LR-PDSH-së , Aben Taravari nëpërmjet një postimi në fejsbuk  bën të ditur se tashmë është arritur marrëveshja mes partive opozitare shqiptare  në Maqedoni  Unitetit, RDK-së dhe LR-PDSH-së  dhe pritet që nesër në Shkup  nënshkruhet  solemnisht   marrëveeshja për koalicionim nga ana e tre kryetarëve.  

 Taravari në njoftimin e  e tij thotë:

”Të dashur shqiptarë, kemi kënaqësinë t’iu lajmërojmë se nesër Opozita e Bashkuar nis zyrtarisht rrugën e saj drejt Fitores!
Ne nuk jemi një parti, ne jemi një familje, një mision, ne jemi skuadra e re, ajo që do fitojë të drejtat e shqiptarëve!
Bëhuni pjesë e historisë, të cilën kësaj here do ta shkruani Ju!
Na qoftë rruga e lehtë!

doki-msg

 Poashtu edhe disa media të afërta me këto parti    njoftuan  se  grupet e punës janë dakorduar për të gjitha çështjet që tangojnë koalicionin e ardhshëm, përfshirë këtu edhe  daljen në zgjedhjet e parakohshme parlamentare me një listë të përbashkët për deputetë.

© fol.mk