Përveç interesit të pushtetit momental, mes BDI-së dhe ASH-së nuk ka asnjë kauzë të përbashkët. Këtë e konstatoi në Klan Debat, Arjanit Hoxha nga Lëvizja Besa.

“Nuk është ndërtuar kjo marrëveshje për hyrje në qeveri mbi bazamentin e shëndoshë të një kauze. Të kesh dy partitë më të mëdha me numër deputetësh si pjesë të qeverisë dhe mos mund të imponosh këtë që ne e flasim, tregon qartë se cila është e përbashkëta. Nuk e besoj se kanë diçka të përbashkët përvç interesit…Nuk dua ta përmend termin tradhti, por nuk mund të gjej term adekuat që mund t’i bëhet votuesit opozitar me këtë rrugëtim që ata e kanë gjetur bashkarisht. Kushdo tjetër ta kishte bërë nuk do të ishte e habitshme, mirëpo veprimi i ASH-së për të shpëtuar BDI-në është thjesht çështje interesi dhe s’ka të bëjë asgjë me kauzë”, tha mes tjerash Hoxha./KlanMacedonia