Xhezair Shaqiri, ish komandant “Hoxha” përmes një apeli në faqen e tij zyrtare në Facebook, ka kërkuar nga mbështetësit e tij, që masovikisht të mbështesin iniciativën e LR-PDSH-së për protesta mbarëshqiptare, veprim ky që ka marrë përkrahjen e RDK-së dhe disa Organizatave joqeveritare.

“Po shihet që kriminelët VMRO-BDI me cdo kusht dojn t’i shfrytëzojnë gjitha metodat për të qëndruar në pushtet për të na bërë dëm gjithë ne qytetarëve në Maqedoni, në vazhdimësi këta kriminelë na flasin për votat e popullit. Bëj apel të gjith ata te cilet besojnë në fjalën time që masovikisht të përkrahin protestat për t’ju treguar kriminelëve, matrapazë edhe dhe tradhëtarëve se na kanë lodhë me pabesitë e tyre dhe vendi i tyre është nëpër burgje . Jepjani verdiktin e popullit” shkruan Xhezair Shaqiri