Sot, ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, Arjanit Hoxha, së bashku me ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Rumani, Gabriel Atanasov dhe drejtorin e Agjencisë për Investime dhe Nxitjen e Eksportit, Dejan Pavleski, në Bukuresht hapën promovimin njëjavor “Java e produkteve nga RMV-ja”.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, me mbështetjen e Këshilltarit të Sportit, Silvija Mitevska, në mënyrë që të maksimizojë prezantimin ndërkombëtar të vendit tonë, krijoi Diplomacinë e parë Sportive me temë “Nxitja e bashkëpunimit ekonomik dhe tregtar midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë”, brenda së cilës mbahet edhe promovimi i produkteve vendase të RMV-së.

Në prani të përfaqësuesve të Qeverisë së Rumanisë, anëtarëve të Dhomës së Tregtisë të Rumanisë, institucioneve shtetërore dhe përfaqësuesve të sektorit bujqësor rumun, filloi promovimi i produkteve nga RMV-ja, i cili mbahet në Bukuresht dhe do të zgjasë nga 14-18 qershor 2021. Shumë kompani vendase nga agosektori dhe industria ushqimore do të prezantojnë markat e tyre, dhe vizitorët do të kenë mundësinë të provojnë shijet e verërave nga RMV-ja, djathërave, kashkavallëve, ajvareve, mjaltëve, marmelatave dhe produkte të tjera që janë markat tona më të famshme.

Kjo është ngjarja e parë e këtij lloji për të promovuar produktet nga RMV-ja përmes diplomacisë sportive dhe fillon në Rumani, e cila është njëra nga vendet nikoqire të Kampionatit Evropian të Futbollit EURO 2020.

“Njëra nga mënyrat më të mira për të promovuar vendin tonë gjithsesi janë sporti dhe arti, por më lejoni, në cilësinë e ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, të theksoj se ekziston një faktor tjetër i rëndësishëm për promovimin, që janë produktet tona bujqësore. Vendi ynë ka kushte të favorshme klimatike për prodhimin bujqësor. Të gjithë ata që kanë vizituar vendin tonë dhe kanë provuar produktet vendase, e dinë se ato kanë një kompleksitet të theksuar të shijeve dhe aromave. Prandaj, tregu i huaj është i hapur për ne dhe ka zgjuar interes të madh për produktet tona bujqësore dhe ushqimore, kurse ne investojmë në drejtim të rritjes cilësore dhe të standardizuar të sasive që kërkon tregu i huaj nga ne “, tha Ministri Hoxha. Ai shtoi se vitet e fundit eksporti i produkteve tona bujqësore është në rritje të vazhdueshme, e cila është një tregues i mjaftueshëm për zhvillimin e sektorit bujqësor dhe intensifikimin e tregtisë ndërkombëtare.

“Unë dua t’u dërgoj sot një mesazh biznesmenëve nga Rumania dhe sigurisht biznesmenëve tanë që ne si Qeveri dhe natyrisht si vend mik do të bëjmë gjithçka në fuqinë tonë për të përmirësuar dhe lehtësuar kushtet për bashkëpunim midis dy vendeve, veçanërisht në fushën e tregtisë “. Maqedonia e Veriut është një vend i vogël, por ne kemi potencial të madh. Në periudhën e ardhshme, do të jemi të përqendruar fuqimisht në aktivitete të intensifikuara me qëllimin kryesor të rritjes së investimeve në vend, veçanërisht në periudhën post-covid. Ne jemi duke punuar shumë për investime në energji, infrastrukturë rrugore dhe hekurudhore, kryesisht për lidhjen rajonale të ekonomive, por edhe në infrastrukturë për të përmirësuar kushtet e investitorëve të huaj që do të duan të investojnë në vendin tonë, tha Ministri Bekteshi duke u apeluar qytetarëve dhe biznesmenëve në Rumani që të vizitojnë vendin tonë. Ai poashtu shprehu shpresë se në periudhën e ardhshme do të jemi në gjendje të shohim kompanitë rumune në ngjarje të këtillë në vendin tonë, e cila do të thellojë mundësitë për bashkëpunim edhe më të madh midis dy vendeve.

Drejtori i Agjencisë për Investime dhe Promovim, Dejan Pavleski, kishte prezantimin e tij me video në temën Mbështetja për eksport-importin dhe kushtet për krijimin e bashkëpunimit tregtar.

Si pjesë e promovimit, përmes prezantimeve me video-bim në sallë, vendi ynë u prezantua për mysafirët e ngjarjes edhe si një destinacion tërheqës turistik.

Promovimi ynë “Java e produkteve nga RMV-ja” organizohet nga Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave së bashku me Ambasadën e RMV-së në Rumani dhe në bashkëpunim me Dhomën e Tregtisë Rumune. Për nder të bashkëpunimit të shkëlqyeshëm, Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave falënderoi Ambasadën e RMV-së dhe Dhomën e Tregtisë të Rumanisë, si dhe të gjitha kompanitë vendase që mbështetën ngjarjen me produktet e tyre.

Promovimi do të mbahet nga ora 10 deri në orën 17, çdo ditë (këtë javë), deri më 18 qershor (e premte), në mjediset e Dhomës së Tregtisë të Rumanisë.