Xhezair Shaqiri, i njohur si komandant Hoxha ka reaguar ndaj deklaratës së SHVL-UÇK-së, e cila drejtohet nga Fazli Veliu, dajë i liderit të BDI-së Ali Ahmeti.

Përderisa SHVL- UcK kërkon mbrojtjen e vlera të luftës, komandant Hoxha shprehet se këto janë rrënuar pikërisht, siç thotë ai nga kjo nëndegë e BDI-së, njofton ina.

“ Do të ishte mirë që kjo SHVL e UÇK  të mos i përdorë simbolet e luftës së lavdishme të vitit 2001. Ajo apelon dhe njofton opinionin se të drejtat e UÇK-së po nëpërkëmben, e mundohet të na informoj se ne si ish-UÇK nuk po i gëzojmë të drejtat që na takojnë. Ajo kërkon nga deputetët e partive shqiptare që të grenë zërin për çështje, kurse kryetari i kësaj shoqate, nëndegë e BDI-së, Fazli Veliu si deputet nuk e ka ngritur zërin në Parlamentin e Maqedonisë për këtë kauzë.

E derisa kjo nëndegë ka bllokuar organizimin e ish UÇK-së me uzurpimin e shoqatës, BDI burgosi vrau dhe dëboi luftëtarët nga Maqedonia. Pse nuk ja adreson këto kërkesa nipit të tij Ali Ahmetit, i cili është shkaktarë i të gjitha këtyre të këqijave që ju bëhen UÇK . Apo mundohet të na gënjen se BDI nuk ka asgjë në dorë në qeveri.

Ali Ameti merret mirë vesh me Gruevskin edhe për objekte të vogla si ajo para ambasadës amerikane dhe nuk paska mund të bej asgjë për UÇK-në prej Vmro-së.  Gënjeshtra të kulluara nga kjo nëndegë e BDI-DUI, apo tentim për ta mbuluar tradhtinë ndaj luftës prej Nipit të tij”, është shprehur Hoxha.