Avokati Naser Raufi para disa minutave lëshuar seancën e sotme gjyqësore për Grupin r Kumanovës.

Reagimi i tij erdhi si shenjë pakënaqësie për shkak të pamundësimit të prezencës se familjarëve të akuzuarve dhe për shkak të pamundësisë së prezencës së gazetarëve.

Menjëherë pas  tij, edhe avokati mbrojtës i pjesëtarëve të Grupit të Kumanovës Lupço Veselinovski e ka lëshuar seancën në shenjë solidarizimi me kolegun e tij.

“Ky rast nuk është lojë. Kërkoj të sigurohen kushte elementare për zhvillim të procesit. Nuk kemi as çantat ku ti lëmë. Edhe unë do e lëshoj seancën”, deklaroi Veselinovski.

Gjykatësja akuzoi avokatët se po rrënojnë rastin. Ajo tha se kushtet e gjykatës janë të tilla. Mirëpo ka reaguar edhe avokati Shasivar Iseni, i cili tha se në Pallatin e Gjykatave ka salla më të mëdha me kushte më të mira për zhvillimi të seancës.

Ai vlerësoi se instanca më të larta po tentojnë të bëjnë opstrukcione ndaj rastit, duke mos krijuar kushte për zhvillim normal të rastit. Në këtë situatë, gjykatësja ishte e detyruar të ndërprejë seancën dhe të japë gjysmë orë pauzë.

Gjykatën e lëshuan edhe avokati Asmir Alispahiq dhe Bujar Kurtishi.

Gjykatësja u arsyetua se seanca është transparente dhe Se aty ka përfaqësues nga OSBE, Komiteti i Helsinkit dhe ambasada e Kosovës. Gjykatësja i paralajmëroi avokatët se për shkak të lëshimit të seancës do të dënohen dhe do të detyrohen të paguajnë harxhimet e seancës.