Imami i mirnjohur nga Shkupi, Zekirja Bajrami vjen me një porosi për të gjithë ata persona që ndryshojnë profilet e tyre me shenjën e zisë.

Ai u bën thirrje të rinjëve që mos e vendosin atë, por ti luten Allahut për viktimat dhe se familjarëve t’u jep durim.

“Vëllezër dhe motra të nderuara,ju kisha lutur për hir të Allahut,që me rastin e vdekjes së dikuj nga mesi i Muslimanëve,e sidomos,për ata që ndërruan jetë dje ne aksident,të mos vendosni në postimet e juaje shenjën(kurdelin) e zisë.
Por,luteni Allahut,për ata që ndrruan jetë Allahu t’i mëshiron,të lënduarit t’i shëron,dhe familjarve t’ju jep durim dhe në Xhennet me ata t’i bashkon”, shkruan Bajrami.