Hoxhës nga Shqipëria, Ahmed Kalaja i është ndaluar hyrja në territorin e Maqedonisë së Veriut.

Lajmin e ka bërë të ditur vet imami i njohur në rrjetet sociale, ku ka shpërndarë edhe dokumentacionin që i ka dorëzuar policia e Maqedonisë së Veriut në pikën kufitare “Qafë Thënë”.

“Paraqet kërcënim për rendin publik, sigurinë kombëtare, shëndetin publik ose marrëdhëniet ndërkombëtare të Maqedonisë së Veriut”, thuhet mes tjerash në dokumentin që policia i ka dhënë imamit Ahmed Kalaja.

Vendimin e autoriteteve të Maqedonisë së Veriut, Kalaja e ka quajtur të paprecedent.

“Open Ballkan; Ballkani i Hapur sa e bukur për të qenë e vertetë; që një ditë të kalonim kufijtë pa pengesa. Kam udhëtuar kudo në Evropë edhe Britani edhe asnjë pengesë. Mirëpo politikat shoviniste të Shtetit të Maqedonisë se Veriut ndaj shqipëtarëve nuk kanë të sosur. Pavarësisht se isha i ftuar zyrtarisht edhe të gjitha institucionet ishin në dijeni”, ka shkruar imami në Facebook.

Kalaja thotë se do të kërkoj nga insitucionet e dy shteteve por edhe nga Ministria e Jashtme të reagojnë për këtë rast.

Kalaja kishte qenë i ftuar për të ligjeruar në disa xhami të Shkupit me rastin e muajit të Ramazanit./KlanMacedonia