Edhe pse u mendua fillimisht se kaloi larg syve të publikut, megjithatë, një skenë e tillë s`kishte se si të mos kapet nga kamerat kureshtare që ishin rreshtuar para korrit Qeveritar të Kosovës dhe Maqedonisë.

Fjala është për manifestimin në shenjë përkujtimi për dëshmorin e kombit, që organizoi Universiteti i Tetovës,e ku ndër të tjera pjesëmarrës ishin Ali Ahmeti, Artan Grubi, kreu i Lëvizjes Besa Bilall Kasami, si dhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti.

Me ardhjen e z. Ahmeti që në përcjellje kishte edhe Artan Grubin,sipas protokollit ishte caktuar që z Grubi të ulej afër kreut të Lëvizjes BESA, Bilall Kasami, por edhe pse tentoi t’i shtrëngoj dorën Kasamit, Grubi mbeti “duar bosh” për shkak të injorimit që Bilall Kasami i bëri duke mos e bë “hesapi”praninë e tij.
Nga burime të besueshme brenda kabinetit të Bilall Kasamit, mësohet se injorimi erdhi më tepër si reagim ndaj luftës së ashpër mediatike- shpifëse, që mendohet se zv. Kryeministri i parë Artan Grubi ka ndërmarr, nëpërmjet mediave që ai i kontrollon dhe financon kundër Levizjes Besa dhe dy krerëve të komunave që drejtohen nga kjo parti, komunës së Tetovës dhe asaj të Zhelinës./fol.mk