Sulmuesi i cili rrahu për vdekje kryetarin e LR-PDSH, Ziadin Selën, Toni Trajkovski ka ushtruar dhunë edhe ndaj gjykatëses e cila po gjykon çështjen e tij.

Lajmi ëshë bërë i ditur nga portali “dokaz”, i cili shkruan se dhunuesi që sulmoi brutalisht Selën, ka sulmuar edhe gjykatësen në Gjykatën Themelore në Shkup.

Pas sulmit ndaj gjykatëses, ai është marrë nga policia dhe është dërguar në Shutkë.