Kreu i VMRO-së, NikollaGruevski, është tërhequr dhe ka pranuar të shkojë në opozitë, shkruajnë mediet e Maqedonisë duke cituar burime të sigurta nga kjo parti.

Sipas tyre, në mbledhjen e Komitetit Ekzekutiv, lideri i kësaj force politike, Nikolla Gruevski, u ka dhënë anëtarëve të tjerë lajmin se do të shkojnë në opozitë.

Ai gjithashtu mësohet se i ka kërkuar deputetëve të VMRO-së të cilët mbajnë poste shtetërore, të mos krijojnë probleme, por të lënë vulat e institucioneve.

Mirëpo ky njoftim nuk është konfirmuar nga VMRO-ja, por është bërë e sigurt se nuk bëhet fjalë për largimin e Gruevskit nga drejtimi i kësaj partie.

Kujtojmë se një ditë më parë, kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, i ka lënë dhjetë ditë kohë presidentit Ivanov të japë mandatin për formimin e qeverisë së re.