Pasditen e djeshme rreth orës 15:20 në stacionin policor në Gjevgjeli është raportuar se në një hotel në të cilin kishte kazino në zonën e Gjevgjelisë, 67-vjeçari G.Z. nga Republika e Greqisë është rrëzuar në dysheme, njofton Ministria e Brendshme.

Një mjek i Urgjencës Mjekësore ka konstatuar vdekjen pa shenja dhune të dukshme, njofton MPB.

Kontrolli është kryer nga ekipi inspektues i Stacionit Policor në Gjevgjeli dhe prokurori Publik, me urdhër të të cilit trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion./Pa Censurë