Për përzgjedhjen e filmit “Huntige Flies” në garën e këtij festivali prestigjioz ka konfirmuar për KultPlus edhe vet regjisori Aliu, i cili është shprehur të jetë i lumtur për këtë premierë.

Është filmi i parë artistik i metrazhit të gjatë të regjisorit shqiptar Izer Aliu dhe premierën botërore do ta ketë në Festivalin e Filmit në Kanada, pikërisht në Toronto Film Festival.
Për përzgjedhjen e filmit “Huntige Flies” në garën e këtij festivali prestigjioz ka konfirmuar për KultPlus edhe vet regjisori Aliu, i cili është shprehur të jetë i lumtur për këtë premierë, pasi ai kujton se është bërë edhe një kohë prej se është realizuar filmi dhe më në fund edhe po prezantohet.
Në këtë film të Izer Aliut me rol kryesor paraqitet aktori Burhan Amiti, dhe i vetmi është aktor profesionist, kurse regjisori Aliu pjesën tjetër të roleve ia ka besuar njerëzve amatorë, për të cilët është shprehur të jetë shumë i kënaqur me rolet se si i kanë realizuar.
Ky film xhirimet i ka përfunduar në vitin 2013, kurse arsyeja e zvarritjes së përmbylljes së këtij projekti filmik ishte edhe zvarritja e anës maqedonase, të cilët patën shprehur të jenë pjesë e kooproduksionit, por të cilët nuk kanë arritur të jenë pjesë e këtij filmi. Filmi “Huntige Flies” mbetet si film norvezgjez. Toronto Film Festival nis më 8 dhe mbyllet më 18 tetor./KultPlus