Pas publikimit në rrjetet sociale të bisedave të nxehta ku dëgjohen funksionarë të lartë të BDI-së duke folur për procesin e eurointegrimeve, përmes nj deklarate për “Lajm”, ka reaguar edhe ish-deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Hysni Shaqiri.

“Nuk jam i habitur nga incizimet e publikuara. Ju betohem se në vitin 2004 Ali Ahmetit në zyrën e tij i kam thënë se të punësuarit po ankohen që selia e partisë është bë shtëpi publike. E kam paralajmëruar për këtë gjë. Çdo ditë të punësuarit ankoheshin te unë nga amoraliteti që e vërenin nëpër zyra”, thotë ish deputeti Shaqiri.

Ai shton se Ahmeti nuk i ka marrë seriozisht këto paralajmërime.
“Ahmeti arsyetohej se nuk din asgjë dhe se do të interesohet nëse këto pohime janë të vërteta. Mirëpo ja që po shihet se nuk ka ndërmarrë asgjë”, thotë Shaqiri i cili lëshoi BDI-në në vitin 2004, deri sa ishte nënkryetar i Kuvendit. Ai nuk përjashton mundësinë që në të ardhmen të publikohen biseda të ngjashme edhe për funksionarë tjerë të lartë.
Shaqiri është deputeti i vetëm shqiptarë në Maqedoni që ka lëshuar tri parti politike, deri sa ato kanë qenë në pushtet.