Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nuk po bënte shaka kur tha se ai u kërkoi zyrtarëve të ngadalësonin testimin e njerëzve për coronavirus. Trump e quajti gjithashtu testimin “thikë me dy teha”.

“Unë nuk bëjë shaka, më lejo të të them diçka, më lejoni të sqarohem”, tha Trump kur u pyet nëse po tallej për komentin që bëri në tubimin e së shtunës.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, komentet e tij erdhën pak para se Anthony Fauci dhe ekspertë të të tjerë të shëndetësisë vendosën të dëshmojnë para një komiteti për menaxhimin e coronavirusit nga administrata e Trump.

Menjëherë pasi Trump tha në tubim se u kishte kërkuar zyrtarëve të “ngadalësojnë testimin”, një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë tha për CNN se ai padyshim që kishte bërë shaka.