Kryeministri bullgar, Boyko Borissov, do të gjobitet me 153 euro, pasi nuk vendosi maskë gjatë një vizite në një kishë të martën, tha ministria e shëndetësisë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ministri i Shëndetësisë, Kiril Ananiev, urdhëroi qytetarët t’i bartin maskat në të gjitha ambientet e mbyllura.

“Të gjithë njerëzit që ishin pa maska mbrojtëse në kishë do të gjobiten”, tha ministria e shëndetësisë për Reuters.

Ministria gjithashtu potencoi se në mesin e tyre është edhe Kryeministri bullgar, Borissov, përfshirë edhe gazetarët që nuk i kishin vendosur maskat.