Një 70-vjeçare është mashtruar rëndë nga një person i panjohur. E ka gënjyer se biri i saj ka shkelur me veturë një fëmijë dhe në shkëmbim që t’i shpëtojë burgut, i kanë kërkuan para.

Ajo ua ka dhënë paratë, por më vonë e kuptoi se gjithçka kishte qenë një mashtrim.

“Më 11.08.2021 në ora 20.30 në Stacionin Policor në Aerodrom, gruaja 70-vjeçare nga Shkupi ka denoncuar se më 07.08.2021 është mashtruar nga një person. Sipas asaj që u denoncua, personi në telefon i ka thënë se biri i saj ka shkelur një fëmijë, por nëse ia jep një shumë të caktuar parash atij, ai do t’i ndihmojë që të mos e mbajë dënimin me burg. Siç është denoncuar, ata janë marrë vesh dhe ajo ia ka dhënë paratë, kurse më vonë e ka kuptuar se kanë qenë një mashtrim. Merren masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21.