Shkollat profesionale me vende të lira do t’u japin edhe një mundësi gjysmë maturantëve të cilët për shkaqe të ndryshme akoma nuk janë regjistruar në arsimin e mesëm. Sipas drejtorit Kenan Asani, gjysmëmaturantët që do të vijnë në shkollën profesionale “8 Shtatori”, përveç dokumentacionit të zakonshëm do të duhet të shkruajnë edhe një lutje në të cilën do të sqarojnë shkakun e vonesës së regjistrimit. Gjithshtu, drejtori Asani kujtoi nxënësit që shkolla në fjalë ofron bursa në shumë mbi 3 mijë denarë ndërsa kompanitë ky realizohet praktika e nxënësve gjithashtu ndajnë bursa mbi 2 mijë denarë.

“Ne i ftojmë të vijnë. Duhet të shkruajnë një lutje, pastaj këshilli i arsimtarëve i shqyrton ato lutje, gjithashtu varet prej pikëve dhe suksesit që kanë. Çdo fëmijë që regjistrohet merr çdo muaj bursë dhe punë të garantuar. Ata që vijnë jashtë Shkupit, u ofrojmë konviktin falas, tablet dhe libra falas dhe çdo dy javë u’a paguajmë udhëtimin për në shtëpi, varet kush ku jeton”- deklaroi Kenan Asani, drejtor I SH.M.Q.SH “8 Shtatori”.

Pavarësisht bursave që u ndahen nënësve, interesimi për shkolla të caktuara nuk ishte shumë i lartë. Mirëpo, për drejtorin Asani ky vit mund të llogaritet deri diku i kënaqshëm.

“Nëse i marim rrethanat, problemet që i patëm me Covidin, e dini që fëmijët punuan prej shtëpisë online, nuk ishin në shkolla, informata diku kanë munguar e diku ishin, sërish jemi të kënaqur. Sivjet i kemi rregjistru 50 nxënës, deri më tani nuk e kemi pas këtë numër, kemi pas më pak se 20 nxënës”.

Drejtimet katërvjeçare në këtë shkollë janë: teknik i makinerisë, teknik për udhëheqje kompjuterike, teknik I makinerisë energjetike, teknik i metalurgjise dhe teknik i makinerisë për automjete motorike Ndërkohë, drejtimet trevjeçare janë: instalues i linjave gypore, i ngrohjes dhe klimatizimit, përpunues i metalit dhe saldues- pohoi Kenan Asani, drejtor I SH.M.Q.SH “8 Shtatori”