Atyre nuk iu dridhet dora, shpeshherë bëjnë ekzekutime makrabe, madje edhe vetëflijohen e duket sikur s’i tremben asgjëje. Por ekziston një shtet që grupi terrorist “Shteti Islamik” i frikësohet.

Dhe është pikërisht Izraeli.

“Ishte një rast kur ISIS hapi zjarr dhe më pas kërkoi falje”, tha ish-zv/ministri izraelit i Mbrojtjes Ya’alon. Luftëtarët e ISIS-it sulmuan një patrullë ushtarake në anën izraelite. Më pas, ushtria izraelite sulmoi terroristët me tanke dhe aeroplanë, duke vrarë katër prej tyre.

Kjo ishte përplasja e parë direkte mes forcave izraelite dhe militantëve të ISIS. Më pas, Shteti Islamik kërkoi falje.

Sipas gazetarëve perëndimorë që kanë hyrë në territoret e ISIS dhe kanë mbijetuar, Izraeli është i vetmi vend në botë që grupi terrorist ISIS e ka frikë pasi beson se ushtria e saj është shumë e fortë për t’u mundur.